Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Më këpute ba” – vajza e kryekomisarit shpreh dhimbjen për ndarjen e papritur nga jeta të të atit

“Më këpute ba” – vajza e kryekomisarit shpreh dhimbjen për ndarjen e papritur nga jeta të të atit
June 18
14:05 2017

Një prej figurave më të njohura të Policisë së Shtetit në këto 30 vjet është ndarë nga jeta krejt papritur.

Kryekomisari Nikoll Vatnikaj mësohet se ka pësuar një atak kardiak gjatë natës e nuk ka mundur t’ia dalë mbanë.

Largimi i tij i papritur  është shoqëruar me qindra mesazhe ngushëllimi nga kolegë e qytetarë, që e njohën ndër vite një prej komisarëve më me vlera që ka punuar në polici.

Ndarjen nga jeta të kryekomisarit e kanë përjetuar me dhimbje të madhe familjarët e tij, sidomos vajza, Desantila, një prej blogereve më të famshme në Shqipëri.

“Kështu do të jemi përjetë, unë këtu, ti prej atje lart. Jam goca e Nikollës, me krenari, përjetë! Më këpute ba!”- shkruan Desantila bashkangjitur fotografisë me babain e saj të ndjerë.  /Blitz.al/

Shperndaje