Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Me kallashnikov në makinë dhe pa leje drejtimi, arrestohet 17-vjeçari në Memaliaj

Me kallashnikov në makinë dhe pa leje drejtimi, arrestohet 17-vjeçari në Memaliaj
October 11
20:28 2016

Nga Anduena Llabani

Një i ri në Memaliaj është arrestuar në flagrancë nga policia, pasi u zbulua teksa qarkullonte me kallash në makinë dhe pa leje drejtimi.

Pas informacionit të marrë në rrugë operative, u krye ndalimi i tij në vendin e quajtur “Sektori i 3-të”, segment rrugor pranë fshatit Luftinjë. Efektivët e policisë kanë kryer arrestimin e 17-vjeçarit me iniciale A. L. dhe sekuestrimin e mjetit dhe armës së zjarrit automatik.

Njoftimi i policisë

Qarkullonte me kallashnikov në makinë, kapet në flagrancë nga policia. Njëkohësisht drejtonte dhe automjetin pa leje drejtimi. Sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me 29 fishekë.

Njësia Operacionale e Kontrollit të Territorit në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me efektivët e Stacionit të Policisë Memaliaj, në zbatim të planit të masave për patrullimin dhe kontrollin e territorit, bazuar edhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një i ri nga Fieri po qarkullonte me armë zjarri në makinë, në vendin e quajtur “Sektori i 3-të”, segment rrugor pranë fshatit Luftinjë, kanë bërë bllokimin e automjetit të dyshuar.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “Land Rover”, me targa AA 396 IG, që drejtohej nga i riu nga Fieri u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, model 56 me një krehër, në të cilin ndodheshin 29 fishekë.

Nga kontrolli i dokumentacionit të automjetit rezultoi se ky shtetas ishte i papajisur me leje drejtimi. Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Stacionit të Policisë Memaliaj u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A.L., 17 vjeç, banues në Roskovec, për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Drejtim automjeti pa leje drejtimi”.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

/Blitz.al/

memaliaj2

Etiketimet
Shperndaje