Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Më detyruan të flija me disa meshkuj”, rrëfimet e tmerrshme të vajzave shqiptare të trafikuara në Angli

“Më detyruan të flija me disa meshkuj”, rrëfimet e tmerrshme të vajzave shqiptare të trafikuara në Angli
February 22
10:54 2017

Trafikimi i njerëzve në Britaninë e Madhe është në rritje. Të dhënat e fundit tregojnë se në vitin 2015, më shumë se 3266 njerëz janë bërë pre e trafikimit, një shifër në rritje në krahasim me vite të kaluara.

Numri më i madh i këtyre vajzave të trafikuara vjen nga Shqipëria.

“Jam detyruar me forcë për të fjetur me disa meshkuj. I urrej dhe dua që ata të marrin ndëshkimin e merituar, të të shfrytëzojnë është shumë ulje, e tmerrshme”,- është shprehur Seya, vajza shqiptare në rrëfimin e saj për televizionin BBC, në një reportazh për trafikimin e qenieve njerëzore.

Ajo flet shqip, me shpinë nga kamera pa dashur të tregojë fytyrën, por thotë se ka qenë 14 vjeçe kur la shtëpinë dhe iku me të dashurin. Por ai nuk rezultoi ashtu si donte ajo pasi e shiti si objekt seksual. E dërguan në Greqi ku u shfrytëzua nga shumë burra, për çdo ditë. Ajo tregon se mendoi se në Greqi do shkonte me atë që e donte. Por u detyrua me forcë të flinte me shumë njerëz brenda ditës.

“Ishim të tmerruara. Nuk na lejonin të dilnim jashtë dhe na kontrollonin çdo gjë që bënim”,- tregon më tej ajo.

Më tej artikulli shkruan se Shqipëria ka pasur një problem shumë të madh me trafikimin e qenieve njerëzore që prej shkatërrimit të komunizmit në vitin 1990.

Rrëmbyesit e personave që kryejnë trafikime kanë një reputacion shumë të keq në Shqipëri si gangsterë, shkruan më tej artikulli.

Viktima tjetër është Anna. Ajo vinte nga një qytet i vogël rural, u mashtrua nga i dashuri dhe la shtëpinë, por më pas e shitën për prostitucion në Britani.

“Unë nuk kisha parë përtej shtëpisë, ku dija gjë unë”, – thotë ajo, duke shtuar se kur e pa veten në Britani as e kishte idenë se ku ajo ishte.

Ndërsa gazetarja e pyet nëse është përdhunuar çdo ditë, viktima ia kthen: “Po, çdo ditë, nga shumë meshkuj”.

Rrjeti britanik televiziv thotë se Shqipëria ka probleme të mëdha edhe në sferën e gjyqësisë dhe prokurorisë, të cilat duhet të funksionojnë si duhet për të përndjekur trafikantët. /Blitz.al/

Shperndaje