Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Me 77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e opozitës në parlament

Me 77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e opozitës në parlament
March 17
13:02 2016

Në seancën e sotme parlamentare është votuar mbi kërkesën e Partisë Demokratike për të dërguar mandatin e deputetit Rakip Suli në Gjykatën Kushtetuese. PD e akuzon deputetin Suli për përfitime personale nga fondet e shtetit.

Kjo kërkesë është rrëzuar me 77 vota kundër. Në përfundim të procesit të votimit, ish-kryeministri Berisha, i revoltuar, u shpreh se parlamenti është kthyer në mbrojtës të plaçkitjes së pasurive të qytetarëve. Ai i ftoi këta të fundit të reagojnë për t’i dhënë një përgjigje të fortë institucionit të parlamentit. Ai gjithashtu u shpreh se deputeti Suli ishte i gatshëm për votimin mbi kërkesën e PD-së javën e shkuar, por mesa duket tani kërkoi mëshirë.

Shperndaje