Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mbytja e kushërinjve, ekspertiza: Nuk është shkaktuar nga dhuna

Mbytja e kushërinjve, ekspertiza: Nuk është shkaktuar nga dhuna
August 21
12:42 2016

Policia e Korçës deklaroi ditën e sotme se mbytja e kushërinjve rreth dy ditë më parë në fshatin Qatrom ka qenë aksidentale dhe nuk është shkaktuar nga dhuna.

Dy 17-vjeçarët, kushërinj mes tyre, u mbytën teksa ishin duke u larë në rezervuarin e quajtur ndryshe “Gropa e Danielit”. Trupat e tyre u nxorën dje nga polumbarët, pak minuta pas nisjes së kërkimit.

“Nga veprimet hetimore të kryera si edhe nga ekspertiza mjeko-ligjore, rezulton se shtetasit A.T. dhe R.T.  nuk kanë pasur shenja dhune  në trup dhe vdekja e tyre ka ardhur si pasojë e mbytjes në ujë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për “Ngjarje aksidentale””, -thuhet në njoftimin e policisë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje