Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mbytja e 12-vjeçarit në Kashar. E motra që tentoi shpëtimin ishte përdhunuar nga i ati

Mbytja e 12-vjeçarit në Kashar. E motra që tentoi shpëtimin ishte përdhunuar nga i ati
January 11
16:43 2017

Pas ngjarjes së rëndë të mbytjes së një fëmije 12 vjeç në Liqenin e Kasharit mesditën e sotme janë bërë me dije identiteti i viktimës dhe vajzës që tentoi ta shpëtojë atë.

Policia bëri me dije se viktima, pasi ka rënë brenda në liqen, është tentuar të shpëtohet nga motra e tij 15-vjeçare, F. Gurakuqi, e cila nuk ka mundur t’ia dalë mbanë ta nxjerrë nga ujërat e ftohta.

Rreth 2 orë pas ngjarjes, polumbarët kanë nxjerrë nga liqeni trupin e vogëlushit.

Pas bërjes me dije të identiteteve të viktimës dhe motrës së tij ka rezultuar se vajza që tentoi të shpëtonte vëllain ka denoncuar rreth 2 vite më parë babain e saj, Fatos Gurakuqi, për përdhunim.

Që prej asaj kohe, Gurakuqi ndodhet në burg për akuzën e dhunës në familje, edhe pse pak kohë pas denoncimit vajza e tij e tërhoqi denoncimin për babain e saj.

Edhe pse ekspertiza mjekoligjore përcaktoi se në të brendshmet e vajzës ishte gjetur spermë e babait të saj, vajza e tërhoqi denoncimin në shtator të vitit të kaluar.  /Blitz.al/

(Në foto, Fatos Gurakuqi, babai i 15-vjeçares)

Shperndaje