Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mbyti gruan në tualet, ajo e akuzonte për tradhti

Mbyti gruan në tualet, ajo e akuzonte për tradhti
April 20
10:14 2016

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e dy ditëve më parë, ku shtetësja Suela Sula u gjet e vdekur në tualetin e biznesit familjar në Melgushe të Shkodrës.

Burime të policisë kanë shprehur dyshimet se ajo është mbytur  nga i shoqi, i cili më pas ka tentuar ta inskenojë ngjarjen si vetëvrasje. Ai është vënë në prangat e policisë, ndërkohë që dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë janë bërë konfliktet e vazhdueshme në çift.

Referuar dëshmive të të afërmve të familjes Sula, “Panorama” shkruan se Sadeti dhe Suela kanë pasur mosmarrëveshje së fundmi, për shkak të akuzave të saj për lidhje jashtëmartesore. Debatet e vazhdueshme kanë degraduar deri në mbytjen e saj. Çifti Sula ka tre fëmijë, të tre minorenë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje