Blitz

 Breaking News

Mbytet në det psikologia shqiptare, u fut në ujë për të shpëtuar 2 fëmijët e saj

Mbytet në det psikologia shqiptare, u fut në ujë për të shpëtuar 2 fëmijët e saj
July 07
14:01 2017

Një 36-vjeçare shqiptare ka humbur jetën ditën e djeshme pasi është mbytur në ujërat e Adriatikut në qytetin e Ulqinit.

E ndjera është shtetasja shqiptare nga Kosova, Dua Dauti Kadriu, me profesion psikologe.

Sipas familjarëve të saj, rreth orës 18:00, dy fëmijët e saj ishin në ujë, ndërsa ishte ngritur flamuri i kuq i rrezikut nga valët e mëdha.

Ajo kishte hyrë për t’i shpëtuar fëmijët dhe madje kishte arritur t’i nxirrte ata, por vetë nuk kishte dalë nga uji.

Sipas familjarëve, trupi i pajetë i saj është gjetur pas 3 orë kërkimesh.

“Të nderuar familjarë, miq e dashamirës, me dhimbje të thellë ju njoftojmë që dje më datë 6 korrik, papritur ndërroi jetë bashkëshortja ime Dua Dauti Kadriu. Varrimi i të ndjerës bëhet në Prizren, për kohën ju njoftojmë në vazhdim”,- bën me dije bashkëshorti i saj Halim Kadriu.  /Blitz.al/

Share