Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mbyten 239 refugjatë në ujërat e Mesdheut

Mbyten 239 refugjatë në ujërat e Mesdheut
November 03
16:34 2016

Nga përmbytja e një barke të madhe me refugjatë, e nisur nga brigjet afrikane me destinacion Italinë, raportohet se janë mbytur 239 persona. Mjeti lundrues ishte nisur nga brigjet e Libisë me destinacion Europën në orën 3:00 të mëngjesit të ditës së sotme. Para mbytjes u lajmëruan autoritetet italiane të ruajtjes së brigjeve detare, por kur kanë mbërritur ata nuk ka pasur shumë për të bërë.

Arritën të shpëtoheshin 27 persona, ndërkohë që pjesa më e madhe janë mbytur duke mos arritur të gjejnë as trupat. Një pjesë e konsiderueshme e tyre janë fëmijë dhe gra.

Të mbijetuarit e mbërritur në Lampeduza në Itali kanë rrëfyer tmerrin e parë me sytë e tyre.

Kjo  ngjarje e çon në 4220, numrin e të mbyturve këtë vit në ujërat mesdhetare, në krahasim me 3777 të vdekur në vitin 2015.

Komento
Shperndaje