Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mbyllet votimi për kreun e PD-së, gjysma e demokratëve morën pjesë në votime

Mbyllet votimi për kreun e PD-së, gjysma e demokratëve morën pjesë në votime
July 22
19:22 2017

Partia Demokratike brenda pak orësh do të njohë kreun e saj të ri.

Në orën 19:00 është mbyllur procesi i votimit në pjesën më të madhe të degëve të kësaj partie, ndërsa bëhet me dije se votimi në disa prej tyre ka vijuar edhe pas kësaj ore.

Pas mbylljes së votimit do të nisë numërimi pasi të mbërrijnë të gjitha kutitë në selinë qendrore të kësaj partie në Tiranë.

Deri në orën 18.00 kanë votuar 49.879 anëtarë:

Shkodër, votuan 3878 votues, nga 8777 anëtarë
Lezhë, votuan 3580 votues, nga 5820 anëtarë
Kukës, votuan 1508 votues, nga 5105 anëtarë
Dibër, votuan 2980 votues, nga 5570 anëtarë
Durrës, votuan 2767 votues, nga 7966 anëtarë
Tiranë, votuan 16142 votues, nga 30314 anëtarë
Elbasan, votuan 3906 votues, nga 6985 anëtarë
Korçë, votuan 4957 votues, nga 8140 anëtarë
Berat, votuan 1643 votues, nga 4877 anëtarë
Fier, votuan 4572 votues, nga 11718 anëtarë
Vlorë, votuan 1842 votues, nga 5093 anëtarë
Gjirokastër, votuan 2103 votues, nga 3587 anëtarë

Në total, në të 12 qarqet e vendit, deri në orën 18.00, kanë votuar 49.879 anëtarë, nga 103.952 anëtarë gjithsej. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje