Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mbyllet takimi për Reformën në Drejtësi

Mbyllet takimi për Reformën në Drejtësi
July 18
17:51 2016

Rreth dy orë pas fillimit të mbledhjes së tri palëve politike rreth Reformës në Drejtësi ka përfunduar mbledhja.

I pari nga selia e Kryesisë së Kuvendit ka dalë  Fatmir  Xhafaj, Kryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, ndjekur pak më vonë nga  Kryeministri Edi Rama.  Mbetemi në pritje të një deklarate për shtyp për të zbuluar më shumë rreth përfundimeve të këtij takimi. Sakaq Kryeministri nëpërmjet një postimi në Twitter ka lajmëruar se në orën  19:00 do të prononcohet për mediat për  fatin e Reformës në Drejtësi.

Në njëdeklaratë për mediat kryetari i Partisë demokratike  e ka vlerësuar takimin si kontruktiv dhe është shprehur se është rënë dakort që nga secila palë të emërohet një negociator.

“E vlerësoj si takim konstruktiv. Në fund të takimit angazhuam nga një përfaqësues për të kërkuar zgjedhje mbi propozimin hibrid dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias. Për ne kjo është një sukses për mbylljen e Reformës në Drejtësi. Oerd Bylykbashi ka plotfuqinë për të negociuar zgjidhjen. Ne kemi propozuar një zgjidhje dhe kontributi ynë për ta sjellë propozimin hibrid brenda rregullave të Venecias ka qenë serioz”- ka thënë Basha.

Shperndaje