Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mbyllet këtu aventura e tij, De Biasi shkarkohet nga Alaves

Mbyllet këtu aventura e tij, De Biasi shkarkohet nga Alaves
November 27
19:28 2017

Deportivo Alaves ka shkarkuar  trajnerin Gianni De Biasi. Shkak janë bërë  rezultatet e dobëta të javëve të fundit, me vetëm 2 fitore dhe 5 humbje. Këto kanë bërë që italiani që drejtone Shqipërinë të dorëzojë detyrën.

Lajmi është dhënë nga mediat spanjolle që konfirmojnë se klubi spanjoll Deportivo Alaves ka ndërprerë marrëdhëniet me italianin, që qëndroi në krye të skuadrës për vetëm 7 javë. De Biasi mori drejtimin e Alaves në 22 shtator, kur zëvendësoi argjentinasin Luis Zuberldia.

De Biazi ka reagur përmes një postimi në Facebook:

“Gjëja e parë që dua të them është: Faleminderit Alaves! Faleminderit djemve që punuan për të ndryshuar rrugën, të gjithëve atyre që na ndihmuan të përmirësonim situatën. Keqardhja më e madhe është se nuk patëm kohë për të krijuar një ekip me frymë të përbashkët dhe një identitet ndryshe. Faleminderit të gjithë tifozëve bardhë e kaltër, të cilët kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë së bashku për ekipin e tyre. Forca dhe kurajo djema. Forca Alaves”- shkruan De Biazi.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje