Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mbyllet aeroporti i Londrës, zbulohet një bombë e Luftës së Dytë Botërore

Mbyllet aeroporti i Londrës, zbulohet një bombë e Luftës së Dytë Botërore
February 12
11:49 2018

Në aeroportin e Londrës janë anuluar fluturimet pasi është zbuluar një bombë e pashpërthyer e Luftës së dytë Botërore.  Bomba është gjetur mbrëmjen e së dielës dhe policia ka evakuar pronat aty pranë, ka mbyllur aeroportin si dhe ka lajmëruar shoferët të mos udhëtojnë në rrugët që lidhen me aeroportin.

Në njoftimin e aeroportit është thënë: “Të gjithë pasagjerët  që do të udhëtonin nga Londra të hënën këshillojnë të kontaktojnë me linjat ajrore për një informacion më të detajuar. Udhëtarët këshillohen të mos vinë në aeroport deri në një njoftim të dytë. Zyrtarët speciale po punojnë për heqjen e bombës. Aeroporti po bashkëpunon me Policinë për të hequr bombën në një mënyrë të sigurt dhe të mos shkaktojë dëme”./Blitz.al/

Shperndaje