Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mbyllen maternitetet në Mat dhe Bulqizë, shtatzënat i drejtohen Lezhës dhe Tiranës

Mbyllen maternitetet në Mat dhe Bulqizë, shtatzënat i drejtohen Lezhës dhe Tiranës
September 22
12:20 2016

Mungesa prej vitesh e mjekëve obstetër-gjinekologë në maternitetet në Mat dhe Bulqizë është bërë shkak për mbylljen e tyre. Mësohet se prej dy muajsh në këto maternitete nuk shkon askush.

Për shkak të kësaj situate, gratë shtatzëna u drejtohen spitaleve në Lezhë dhe Tiranë për të sjellë në jetë fëmijët e tyre. “News 24” shkruan se dyert e maternitetit vijojnë të jenë të mbyllura duke u bërë shkak që shpeshherë gratë shtatzënat të lindin fëmijët në rrugë, raste me pasoja për nënat dhe fëmijët.

Kjo situatë e denoncuar nga banorët ende nuk vënë në fokus të institucioneve shtetërore që vazhdojnë të mos ndërhyjnë.

“Ne, aktualisht nuk mund të kryejmë vizita për gratë shtatzëna. Aparaturat përdoren vetëm nga mjekët gjinekologë. Në rastet kur vijnë urgjenca, ne bashkëpunojmë me drejtorinë e spitalit dhe pacientja niset drejt spitaleve të Tiranës ose Lezhës, me autoambulancë ose me helikopter.”, janë shprehur bluzat e bardha të maternitetit në Burrel.

Ndërsa drejtori i maternitetit “Xhavit Marra”, Dritan Neli, bëri me dije se të paktën tri herë i është drejtuar me shkresa zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë, ku ka kërkuar emërimin e një mjeku obstetër-gjinekolog në maternitetin e Burrelit. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje