Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Mbrojtja e blinduar e Romës

Mbrojtja e blinduar e Romës
December 14
13:34 2016

Mbrojtja e skuadrës italiane të Romës nuk ka pësuar asnjë gol në tri ndeshjet e fundit.

Rikthimi i Rudiger, shpërthimi i Fazio-s dhe qëndrueshmëria e Manolas apo Emerson Palmieri kanë bërë që porta e Romës të jetë e paprekur, pa harruar këtu edhe pritjet e portierit Sczezncy, i cili ndeshjen e fundit me Milanin shkaktoi dhe priti një penallti.

Padyshim që në këto rezultate dhe mospësim golash ka ndikuar edhe mesfusha e mirë me Nainggolan dhe Strootman, që nuk lejojnë shumë topa të depërtojnë thellë në mbrojtjen romane.

Por prova e vërtetë është ndeshjen e radhës, ku pritet një duel i fortë në Torino përballë Juventusit, ku vështirë se mund të mos pësosh gol përballë kampionëve të Italisë.

Mbetet për t’u parë nëse Roma do të pësojë gol këtë ndeshje.

Nëse arrin të fitojë këtë ndeshje, Roma do të ishte rreziku më i madh për Juventusin në këtë kampionat. /Blitz.al/

Share