Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth II, uron Ilir Metën me anë të një telegrami

Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth II, uron Ilir Metën me anë të një telegrami
July 25
10:34 2017

Presidenti i Republikës, z.Ilir Meta, ka marrë një telegram urimi nga Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth II, me rastin e marrjes së detyrës së kreut të shtetit shqiptar.

Në mesazhin e saj, mbretëresha e uron z.Meta për përurimin e tij si president dhe thekson se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vijojë ngushtësisht për të përforcuar marrëdhëniet.

“Dëshiroj t’ju uroj me rastin e përurimit tuaj si President i Republikës së Shqipërisë! Unë dhe qeveria ime presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe të fuqizojmë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Ju përcjell ju dhe popullit të Republikës së Shqipërisë urimet e mia më të mira për të ardhmen”, – shkruhet në mesazhin e madhërisë së saj, mbretëreshës Elizabeth II.  /Blitz.al/

Shperndaje