Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mblidhet Kryesia e PD, Gjana tenton të godasë sekretaren!

Mblidhet Kryesia e PD, Gjana tenton të godasë sekretaren!
September 21
20:42 2017

Pasditen e sotme është mbledhur Kryesia e Partisë Demokratike në selinë blu, ku vazhdon të diskutohet reforma zgjedhore që prej orës 18.00.

Mbledhja është shoqëruar edhe me një incident të pakëndshëm nga ana e Jemin Gjana i cili në diskutim e sipër është ngritur për të goditur sekretaren Valbona Mezini.

Shkak janë bërë kritikat e Mezinit për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve, gjë që ka acaruar Gjanën, i cili është ngritur për ta goditur, por është penguar nga deputetët.

Ndërkaq, ka ardhur edhe reagimi i Bashës, i cili i ka kërkuar demokratit të ruajë qetësinë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje