Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, Meta – Xhafajt: Pse nuk u mblodh dje komisioni?

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, Meta – Xhafajt: Pse nuk u mblodh dje komisioni?
July 21
09:41 2016

Pas konferencës urgjente të njoftuar nga kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka nisur punimet Konferenca e Kryetarëve. Kjo mbledhje zhvillohet pak para nisjes së seancës plenare ku reforma në drejtësi është çështja kryesore në rend dite.

Në fjalën e tij, kreu i Konferencës së Kryetarëve, Ilir Meta, u shpreh se kjo mbledhje zhvillohet për t’i dhënë solemnitetin e duhur seancës. “Tani jemi në një situatë debatesh idiote politike. Janë bllokuar procedurat për ndryshimet kushtetuese. Mbledhja, për t’i dhënë solemnitetin e duhur seancës.”, është shprehur Meta, përcjell Blitz.al.

Nuk kanë munguar debatet mes kryetarit të Konferencës, Ilir Meta dhe socialistit Fatmir Xhafaj, kryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi sa i takon mbledhjes së komisionit për reformën. “E kam mbledhur rregullisht komisionin, ka qenë opozita që e ka bojkotuar rregullisht.”

Nga ana tjetër, nënkryetari i opozitës, Edi Paloka, e cilësoi situatën aktuale si shumë të rëndë dhe absurde. “Situata ku ndodhet reforma i ngjan një puçi. Marrëveshja u prish pas një telefonate. Kërkoj implementimin e marrëveshjes që arritëm.” Deklaroi ai.

Komento