Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mblidhet komisioni për reformën në drejtësi, mungon opozita: Drafti në Kuvend, akt i pabesë

Mblidhet komisioni për reformën në drejtësi, mungon opozita: Drafti në Kuvend, akt i pabesë
June 20
16:07 2016

Komisioni për reformën në drejtësi është mbledhur ditën e sotme pa praninë e opozitës. Nga të dhëna paraprake flitet se temë e diskutimit do jenë ligjet që shoqërojnë këtë reformë. Pas miratimit më 14 qershor të draftit kushtetues vetëm me votat e mazhorancës, 33 deputetë depozituan të premten nismën për ndryshimin e Kushtetutës.

Burime të Partisë Demokratike bëjnë me dije se futja e draftit në Kuvend nga 33 deputetë të shumicës, është një akt i pabesë dhe i njëanshëm, ilegjitim, provokues dhe destabilizues.

Të pranishëm në mbledhjen e sotme të Komisionit janë dhe ekspertë të OPTAD e EURALIUS, të cilët kanë zhvilluar konsultime të gjera me grupet e interesit përgjatë këtyre javëve.