Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mblidhet Asambleja Kombëtare e PS-së. Zgjedhjet e 18 qershorit po afrojnë

Mblidhet Asambleja Kombëtare e PS-së. Zgjedhjet e 18 qershorit po afrojnë
April 02
09:00 2017

Ditën e sotme, Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

Fokusi kryesor i Asamblesë do të jenë zgjedhjet e 18 qershorit dhe pritet të vendoset thirrja e Kongresit zgjedhur të PS në 29 prill.

Kryeministri Edi Rama ka thënë se në ditën e asamblesë do të përzgjidhet kandidatura zyrtare për kryebashkiak të Kavajës, pas shkarkimit të Elvis Roshit. Do të jetë Saimir Tahiri ai që do të hapë mbledhjen duke u ndjekur nga Erion Veliaj dhe Edi Rama.

Forumu më i lartë vendimarrës në PS përkon me nisjen zyrtare të fushatës zgjedhore. Pjesëmarrës në Asamble do të jenë të gjithë eksponentët kyç të fushatës deri në nivelin me të ulët, përfshirë këtu kryetarër e njësive administrative, 61 kryetarë partie, kordinatorë elektroalë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje