Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mbledhja për Teatrin Kombëtar/ Kumbaro mungon, artistët: “Të uzurpojmë godinën!”

Mbledhja për Teatrin Kombëtar/ Kumbaro mungon, artistët: “Të uzurpojmë godinën!”
June 13
10:31 2018

Ditën e sotme pritej të mbahej seanca dëgjimore me Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe artistët e Teatrit Kombëtar lidhur me godinën ku sot gjendet TK.

Pavarësisht mungesës së Kumbaros, mbledhja ka vazhduar ku kanë folur grupet e interesit dhe aktorët e institucionit më të madh të kulturës në vend.

Aktorët u shprehën se janë gati për të uzurpuar godinën e Teatrit dhe nuk do të lejojnë aplikimin e planit të hartuar nga qeveria.

Aktori Robert Ndrenika është shprehur i revoltuar për mungesën e ministres në këtë debat, duke thënë se “nuk na përfillin fare”.

Pasi kryetarja e komisionit Albana Vokshi i dha fjalën, Ndrenika tha se “bojkoti i tyre tregon se duhet të nisë lufta”.

“Bojkoti i tyre tregon se këtu duhet të nisë lufta, jo me Korenë e Veriut. Unë erdha me mendjen që edhe të hyja në debat dhe të arsyetoja me të, kurse ata s’vijnë fare. Di të them që partneriteti publik privat, me tokën e Teatrit Kombëtar është shqeto vjedhje, grabitje. Pa marrë parasysh opinionin tonë, një arbitraritet që ç’të të them. S’na përfill kush, na përbuzin, s’na përfillin. Kjo është grabitje. Ajo tokë është e komunitetit teatror, dhe të vijë një e ta grabisë.” – u shpreh Ndrenika. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje