Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mbledhja e investitorëve të huaj në Shqipëri, 130 pjesëmarrës

April 15
21:38 2016

...

...
Picture 1 of 1

Shqipëria ka përjetuar gjatë viteve një zhvillim të rëndësishëm në tregëti, legjislacion dhe ekonomi. Me rritjen e mundësive për investim shumë investitorë të huaj kanë identifikuar Shqipërinë si vendin e duhur për zhvendosjen e biznesit të tyre, duke krijuar partneritete të reja, duke krijuar mundësitë e biznesit dhe zbatuar oferta të reja për rritjen e kërkesës.

Mbrëmjen e djeshme, Konfederata e Sipërmarrësve në Botë, Seksioni për Ballkanin (CIIM Balkan) ka organizuar një event i cili ka bërë bashke 130 sipërmarrës të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre në biznese në Shqipëri dhe Ballkan. Bëhet fjalë për sipërmarrës italianë të cilët kanë investuar duke hapur një biznes privat në Shqipëri, biznese të industrive të ndryshme. Njihet në masë investimi i huaj në Shqipëri, i cili jo vetëm i ka bërë mirë ekonomisë por ka hapur dhe mjaft vende të reja pune. Organizatori i eventit, Carlo Alberto Cavicchioli pjesë e TALIS ose Tax Audit Legal International Services, ka bërë bashkë investitorët e fushave të ndryshme si gastronomia, telefonia, industria tekstile e shumë të tjerë, duke e vlerësuar bashkëpunimin dykombësh të rëndësishëm në mbarëvajtjen e bizneseve. Eventi bëri bashkë kompani nga e gjithë Shqipëri dhe Ballkani të cilët ndanë eksperiencat mes tyre rreth mbarëvajtjes dhe ecurive në degët përkatëse.

Të vetëdijshëm për vështirësitë që një investitor mund të hasi kur bën biznes në një vend të huaj, ata kanë ndihmuar klientët hap pas hapi, nga faza fillestare deri në konsolidimin e biznesit, me menaxhimin e llogarive dhe marrëdhëniet me punonjësit, klientët dhe agjencitë shtetërore.
Objektivi është që t’isigurojnë klientët me mbështetjen e nevojshme për të vepruar normalisht dhe të përfitojnë nga lehtësitë e ofruara nga legjislacioni shqiptar.

Komento
Shperndaje