Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mbledhja e ardhshme e qeverisë zhvendoset nga Tirana, Rama ka zgjedhur këtë qytet për mbledhjen dy ditore

Mbledhja e ardhshme e qeverisë zhvendoset nga Tirana, Rama ka zgjedhur këtë qytet për mbledhjen dy ditore
December 06
20:08 2017

Mbledhja e ardhshme e qeverisë nuk do të mbahet në Tiranë. Burimet kanë zbuluar se qeveria “Rama” do ta zhvillojë mbledhjen e ardhshme ne Shkodër në ambientet e muzeut “Marubi”.  Mbledhja do të mbahet këtë fundjavë dhe do të zgjasë dy ditë, të premten dhe të shtunën.

Kryeministri Rama gjithashtu do të bëjë prezantimin e disa drejtuesve të rinj të institucioneve si dhe do të shpalosen edhe disa prej projekteve që do të investohen në qarkun e Shkodres.

Po ashtu, gjatë këtyre dy ditëve kabineti qeveritar pritet të mbledhë edhe Këshillin Kombëtarë të Territorit. /Blitz.al/

 

 

 

 

Shperndaje