Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mbi 1000 bimë kanabis në Dajt, shpallet në kërkim roja i shërbimit pyjor

Mbi 1000 bimë kanabis në Dajt, shpallet në kërkim roja i shërbimit pyjor
October 27
11:25 2016

Nga Anduena Llabani

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), mbi bazën e informacioneve të marra më parë kanë bërë identifikimin dhe asgjësimin e një parcele me bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

Në pyllin e Dajtit është gjetur e mbjellë një parcelë me bimë narkotike, në të cilën kishte të mbjella 502 bimë të dyshuara narkotike dhe në krahë të kësaj parcele është gjetur edhe një kasolle e improvizuar në të cilën ishin të vendosura 507 degë bimësh të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva në proces tharje. Bimët e gjetura u asgjësuan me anë të djegies.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre kriminale. Gjithashtu ka filluar procedimi penal për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal dhe po punohet për gjetjen e shtetasit G. H., 61 vjeç, banues në Tiranë, pasi ky shtetas është roje i shërbimit pyjor në Dajt.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje