Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mbërrin në Shqipëri kardinali Ernest Troshani, pritet nga kryeministri në aeroport

Mbërrin në Shqipëri kardinali Ernest Troshani, pritet nga kryeministri në aeroport
October 11
16:36 2016

Dom Ernest Troshani është kthyer pasditen e sotme në Shqipëri pasi u shpall kardinal ditën e diel nga Papa Françesku në Vatikan.

Kardinali është pritur në aeroportin “Nënë Tereza” nga kryeministri Edi Rama dhe delegacioni zyrtar. Dom Ernest Troshani ishte i vetmi prift në të gjithë listën që u shpall kardinal për ta nderuar. Më 21 shtator 2014 ai dëshmoi para Papa Françeskut vuajtjet e tij dhe të kishës shqiptare përgjatë komunizmit.

Me të mbërritur në aeroport, kardinali Troshani bisedoi me  kryeministrin Rama në sallën VIP të pasagjerëve.

Dom Ernest Troshani është kardinali i dytë shqiptar, pas Ernest Koliqit, i cili ishte shpallur kardinal prej Papa Gjon Palit II për dëshminë e jetës së krishterë dhe për martirizimin. Shpallja e Dom Ernest Troshanit kardinal konsiderohet edhe si nderim dhe mirënjohje e Papa Françeskut për Shqipërinë./Blitz.al/

Shperndaje