Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mbërrin Kombëtarja në Tiranë, organizohet në aeroport pritje madhështore

June 23
16:02 2016

Pak minuta më parë ka bërë uljen në aeroportin “Nënë Tereza” avioni i Kombëtares shqiptare që ka fluturuar nga Parisi pas përfundimit të rrugëtimit në Euro 2016.

Pritja e Kombëtares është organizuar nga Qeveria shqiptare. Djemtë janë pritur nga Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren Lindita Nikolla.

I pari që ka dalë nga avioni ka qenë Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka dhe pas tij trajneri Gianni De Biasi. Nga lojtarët i pari ka qenë kapiteni Lorik Cana.

Pas takimit më Kryeministrin, lojëtarët kaluan në tapetin e kuq të vendosur posaçërisht për ta dhe kanë ndjekur një përshëndetje nga grupi i Filarmonisë, duke nisur me Himnin Kombëtar. Pas çeljes së ceremonisë, Kombëtarja pritet të vijë drejt Tiranës me një autobus të hapur ku ndalesa e radhës do të jetë Bashkia e Tiranës për tu dekoruar me “Çelësin e Tiranës” nga Kryebashkiaku Erion Veliaj.

Nëpërmjet galerisë ndiqni disa momente ‘live’ të transmetuara nga Top Channel.

Shperndaje