Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mbërrijnë në Shqipëri eshtrat e Mid’hat Frashërit, nisin homazhet

Mbërrijnë në Shqipëri eshtrat e Mid’hat Frashërit, nisin homazhet
November 14
11:24 2018

Kanë mbërritur në Shqipëri eshtrat e personalitetit të shquar të kulturës e të letrave shqipe, Mid’hat Frashëri. Për kthimin e eshtrave nga SHBA për në vendlindje të firmëtarit të pavarësisë dhe kryetarit të Kongresit të Manastirit, Këshilli i Ministrave akordoi fondin prej 3,239,400 lekë, për organizimin e procedurave të nevojshme ndërshtetërore.

Homazhet për Mid’hat Frashërin po zhvillohen në Akademinë e Shkencave, ndërsa eshtrat e tij do të varrosen pranë vëllezërve Frashëri, pasi ai ishte nip i frashërllinjve të mëdhenj, Samiut dhe Naimit.

Kryetari  i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Artur Roshi tha për News 24 se Mid’had Frashëri bashkoi kombin nga ana kulturore. Sipas tij sistemi diktatorial deformoi të vërteten për Mid’had Frashërin.

 

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje