Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Maturantët vazhdojnë protestat: Nesër përballë Kryeministrisë

September 07
15:48 2016

Ditën e sotme para Kryeministrisë maturantët kanë zhvilluar një protestë pasi ditën e hënë kanë dalë listat e studentëve fitues në universitet publike.

Dhjetëra maturantë janë mbledhur në protestë para godinës së Kryeministrisë, duke pohuar se, edhe pse me një mesatare të lartë, shumë prej tyre nuk kanë rezultuar fitues në asnjë universitet. Ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministres Nikolla duke pohuar se, sipas tyre, reforma në arsim ka dështuar.  Më vonë ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka dalë në një deklaratë për mediat duke dhënë disa sqarime në lidhje me situatën e krijuar aktualisht.

“Ju këto ditë nuk po shihni listën përfundimtare të fituesve. Secili prej jush ka mundësi të shohë se ku është me potencialet në krahasim me të tjerët. Në raundin e dytë keni mundësi të ndryshoni zgjedhjet. Universitetet kanë shpallur vendet për të cilat ju keni aplikuar. Më të mirët kanë radhën të zgjedhin të parët”,- është shprehur ministrja.

Megjithatë, protesta e maturantëve nuk do të ndalet pasi një njoftim në rrjetin social Facebook bën të ditur se ditën e nesërme ata do të vazhdojnë të protestojnë në sheshin përballë Kryeministrisë./Blitz.al/

Shperndaje