Blitz

 Breaking News

Maturantët rikthehen në shkolla por duhet të ndjekin disa rregulla

Maturantët rikthehen në shkolla por duhet të ndjekin disa rregulla
May 18
10:25 2020
Maturantët rikthehen këtë të hënë në bankat e shkollave për të bërë përgatitjet e nevojshme për provimet e maturës shtetërore.

Janë gati 500 gjimnaze që do të happen për 31 mijë maturantë, ku ata do të zhvillojnë 3 javë konsultime për lëndët e matematikës, letërsisë, anglishtes dhe lëndët me zgjedhje pasi në qershor kanë provimet.

Procesi mësimor përgatitor do të vazhdojë deri më 5 qershor. Gjimnazet e të gjithë vendit janë përgatitur për të siguruar kushtet e nevojshme të higjenës dhe distancimit fizik.

Në klasa nuk do të jenë më shumë se 15 nxënës maturantë dhe për të garantuar këtë do të shfrytëzohen edhe shkollat 9 vjeçare.

Sa i takon provimeve do të përfshihen vetëm temat e zhvilluara para mbylljes së shkollave. Provimet e maturës do të mbahen mes datave 8-18 qershor.

Share