Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Maturantët protestojnë përpara parlamentit: “Ndihemi të pavlerësuar!”

Maturantët protestojnë përpara parlamentit: “Ndihemi të pavlerësuar!”
September 08
10:52 2016

Ditën e djeshme, një pjesë e maturantëve të pakënaqur nga rezultatet kanë protestuar. Edhe pas shpjegimit të ministres Lindita Nikolla, ata sërish kanë vendosur të protestojnë edhe sot përpara parlamentit duke qenë se pritet të mbahet edhe seancë plenare.

Ata kanë thënë se nuk kanë asnjë besim për datën 20 shtator pasi mendojnë se nuk do të ndryshojë ndonjë gjë e madhe krahasuar me listën që është publikuar tanimë. Ata thonë se janë ndier të painformuar dhe sistemi është i ngatërruar.

Në këtë protestë shihen dhjetëra maturantë, disa të shoqëruar edhe nga prindërit, të cilët kërkojnë një sistem të ri transparent pasi ky i tanishmi nuk është zhvilluar në bazë të meritokracisë. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje