Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Maturantët kundër MAS-it, eventi në Facebook i protestës fshihet për shkaqe të panjohura

Maturantët kundër MAS-it, eventi në Facebook i protestës fshihet për shkaqe të panjohura
September 06
22:28 2016

Maturantët e këtij viti bënë të ditur gjatë ditës së sotme zhvillimin e një proteste ditën e nesërme përpara Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit, për të shfaqur haptazi pakënaqësitë lidhur me rezultatet e listave paraprake të fituesve në universitete.

Por në një postim të pak minutave më parë në fanpage “Për universitetin” bëhet e ditur se eventi në Facebook i protestës së nesërme është mbyllur për shkaqe të paditura. Megjithatë, maturantët theksojnë se nuk do të ndalen!

Postimi i plotë

LAJMËRIM

Për shkaqe të panjohura, eventi në Facebook i protestës së maturantëve para Kryeministrisë është mbyllur. Mirëpo, ky incident nuk duhet të na ndalë në rrugën për kërkimin e djersës dhe të drejtave tona. Protesta NUK NDALET! Nesër në orën 10:00 mblidhemi përballë Kryeministrisë bashkë me shokë, shoqe dhe familjarë për të kërkuar atë çka u përket të gjithëve: të drejtën për t’u arsimuar. Sipas meritës! Prandaj shpërndajeni sa më shumë njoftimin. Të BASHKUAR kemi për të FITUAR!

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje