Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Maturantët e pakënaqur, ministria e Arsimit: Listat përfundimtare më 20 shtator, ndiqni udhëzimet

Maturantët e pakënaqur, ministria e Arsimit: Listat përfundimtare më 20 shtator, ndiqni udhëzimet
September 07
09:39 2016

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar pas deklaratave të maturantëve të pakënaqur dhe thirrjeve të tyre për zhvillimin e një proteste. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, MAS sqaron se lista përfundimtare do të publikohet më 20 shtator. Pas kësaj date, secili maturant do të informohet mbi kuotat e lira për të cilat mund të aplikojë.

Në vijim, Ministria e Arsimit sqaron se konkurrenca në fazën e parë është e lartë për shkak të maturantëve fitues në 10 programe, por këta maturantë do të përzgjedhin vetëm një program dhe nëntë programet e tjera do të mbeten të lira.

Njoftimi i plotë

Të nderuar maturantë,

Jemi duke ndjekur nga afër të gjitha shqetësimet dhe diskutimet tuaja.

Na lejoni t’ju sqarojmë se këto janë listat paraprake.

Lista përfundimtare vetëm për fazën e parë do të publikohet më 20 shtator nga çdo universitet.

Pas kësaj date secili prej jush do të informohet mbi kuotat e lira për të cilat do të mund të aplikojë sërish.

Konkurrenca në fazën e parë është shumë e lartë, pasi maturantët me rezultatet më të larta mund të jenë fitues deri edhe në 10 programe.

Ndaj, me zgjedhjen e vetëm një programi që një aplikant do të vendosë të ndjekë, të 9-ta programet e tjera për të cilat është fitues do të mbeten në dispozicion të raundit të dytë.

Jeni të lutur të ndiqni me vëmendje udhëzimet nga universitetet.
MAS është në dispozicion të çdokujt që ka pyetje apo paqartësi.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje