Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Matura Shtetërore, sërish protestë përpara Kryeministrisë

Matura Shtetërore, sërish protestë përpara Kryeministrisë
October 08
14:39 2016

Maturantët që rezultuan jofitues duke iu hequr e drejta për studime të larta, por edhe ata të pakënaqurit me të drejtën e studimit, janë mbledhur në protestë ditën e sotme.

Ata ankohen se pavarësisht rezultateve të larta nuk kanë fituar të drejtën e studimit ose padrejtësisht u është dhënë e drejta e studimit në degë që nuk pëlqejnë. “Me mesataren e AKP e kam nxjerr mesataren 9, ndërsa mesataren e përgjithshme të tre viteve e kisha 9.5. Mora një degë që nuk e pëlqej”,- është shprehur një maturante për “News24”, ndërkohë që një tjetër ka akuzuar Ministrinë e Arsimit se po ndryshon rregullat e lojës.

Pakënaqësitë e maturantëve të këtij viti janë shfaqur në fazën e parë të përzgjedhjes, çka i ka shtyrë ata të protestojnë disa herë kundër Ministrisë së Arsimit. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje