Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mat – Policia asgjëson rreth 12.966 bimë narkotike. Shpallet në kërkim autori

Mat – Policia asgjëson rreth 12.966 bimë narkotike. Shpallet në kërkim autori
September 29
20:00 2016

Nga Anduena Llabani

Më 29.09.2016, sipas planit të operacionit me numër 319, të datës 26. 09. 2016 të Komisariatit të Policisë Mat, është shkuar për kontroll territori mbi kultivimin e bimëve narkotike, ku gjatë kontrollit në territorin e fshatit Rremull, Njësia Administrative Rukaj, Bashkia Mat, vendi i quajtur Përroi i Kurvajës, janë konstatuar 4 (katër) parcela ku ishin kultivuar gjithsej 4020 rrënjë bimë të dyshuara si bimë narkotike Cannabis sattiva, të cilat u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Po ashtu gjatë kontrollit në fshatin Rremull, në afërsi të banesës së shtetasit Shpëtim Lika, në përrua është gjetur një hangar i ndërtuar me shtylla druri, ku brenda tij kishte të varura për t’u tharë një sasi degësh të dyshuara si degë bime Cannabis sattiva, si dhe 100 metra më lart, te një banesë e pabanuar që administrohej nga shtetasi Shpëtim Lika, u gjet dhe një sasi tjetër degësh bimë narkotike që ishte vendosur për t’u tharë.

Menjëherë është njoftuar prokurori dhe në prezencë të tij u peshua kjo sasi e bimëve që ishte në hangarë dhe në banesën e pabanuar, ku rezultoi se pesha ishte gjithsej 3052 (tre mijë e pesëdhjetë e dy) kg.

Bima ishte në proces tharje, gjysmë e thatë.

Nga veprimet hetimore të kryera deri tani del se autori i dyshuar i kësaj bime narkotike është shtetasi:

– Shpëtim LIKA, 45 vjeç, lindur e banues në fshatin Rremull Njësia Administrative Rukaj Bashkia Mat, i cili është shpallur në kërkim.

Policia e Shtetit sqaron se operacioni është zhvilluar nga policia dhe bazuar në informacionin policor të grumbulluar nga vetë policia.

Gjithashtu sqarojmë se s’ka asnjë punonjës policie apo punonjës të administratës të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale./Blitz.al/

 

Shperndaje