Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mat – Makina del nga rruga, gjen vdekjen shtetasja 68-vjeçare

Mat – Makina del nga rruga, gjen vdekjen shtetasja 68-vjeçare
October 25
20:41 2016

Nga Anduena Llabani

Informacion paraprak

Rreth orës 18:00 njoftohemi se në aksin rrugor Burrel-Tiranë ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një shtetaseje.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë Mat, që kanë konstatuar se në vendin e quajtur Baz, Burrel, automjeti tip “Golf”, me targa AA 849 JR, me drejtues shtetasin Xh.M, rreth 70 vjeç, banues në Burrel, ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasja N.M., rreth 68 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit Xh.M.), ndërsa drejtuesi i mjetit po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në automjet nuk ka pasur persona të tjerë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Komento
Shperndaje