Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mat, gjenden 2 kg kanabis në banesën e një çifti

Mat, gjenden 2 kg kanabis në banesën e një çifti
October 06
09:31 2016

Nga Anduena Llabani

Lidhur me informacionin e dhënë me datë 05.10.2016, për operacionin policor antikanabis në territorin e rrethit Mat, ku policia, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit, asgjësoi 10.600 bimë narkotike në fshatin Myz, Njësia Administrative Lis Bashkia Mat dhe u shpall në kërkim një shtetas si i dyshuar kryesor i kultivimit të bimëve narkotike, në vijim të punës në mënyrë intensive nga ana e policisë së Matit dhe prokurorisë për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale për të çuar para drejtësisë personat e implikuar në këtë ngjarje rezultoi se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Fatmir Shehi, në njërën nga dhomat u gjet një sasi lënde narkotike, në formë bohçeje, në proces tharje, me peshë rreth 2 kilogramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në këto kushte, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë e shtetases: Nexhmije Shehi, 48 vjeç, banuese në fshatin Myz, Njësia Administrative Lis Mat (bashkëshortja e shtetasit Fatmir Shehi, i cili është shpallur në kërkim nga ana jonë).

Po në vijim të veprimeve, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, në afërsi të vendit ku u gjetën të kultivuara 10600 bimët narkotike, është gjetur i braktisur një automjet tip “Toyota”, me targa AA 598 AM.

Nga verifikimi në sistem rezultoi se këto targa nuk i përkasin këtij mjeti, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale në lidhje me këtë ngjarje do t’i referohen prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhim e shitje të narkotikëve” dhe “Kultivim të bimëve narkotike’’ parashikuar nga nenet 283 e 284 të Kodit Penal. /Blitz.al/

mat1

mat3

mat4

Komento
Etiketimet
Shperndaje