Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mat, asgjësohen 10.600 bimë narkotike në operacionin polici-prokurori

October 05
17:52 2016

Nga Anduena Llabani

Në Njësinë Administrative Lis, Bashkia Mat, në territorin e fshatit Myz, forcat policore të Komisariatit të Policisë Mat, të mbështetura nga FNSH, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative dhe të administruara edhe nga Prokuroria e Rrethit Mat, në një parcelë të hapur rishtas gjetën të kultivuara 10.600 bimë të dyshuara si Cannabis Sattiva.

Bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Nga ana e policisë po kryhen veprimet proceduriale nën drejtimin e prokurorit të Rrethit Mat, i cili është prezent në vendngjarje së bashku me drejtorin e Policisë Vendore.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet si autor i kultivimit të bimëve narkotike shtetasi Fatmir Shehu, 45 vjeç, i cili është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të kësaj vepre penale./Blitz.al/

 

11

33  55

22

 

 

Shperndaje