Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mashtruan qytetarët, arrestohen në Rinas Luli dhe Adelia Makashi

Mashtruan qytetarët, arrestohen në Rinas Luli dhe Adelia Makashi
April 28
09:36 2016

Dy shtetaset e shpallura në kërkim për mashtrimin e 27 personave me vizat në Kanada, janë arrestuar në aeroportin e Rinasit, pas deportimit nga shteti kanadez. Nënë e bijë, 52 dhe 28 vjeç, u ndaluan dje në Kanada, së bashku me një tjetër person, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Falë bashkëpunimit të policisë shqiptare dhe asaj kanadeze, autoritetet në Kanada u kanë anuluar vizën Luli Makashit dhe Adelia Makashit, çka ka bërë që ato të deportoheshin si shtetase me dokumente të parregullta.

Luli dhe Adelia Makashi janë denoncuar nga qytetarë të shumtë, të cilët janë mashtruar pasi iu ofrohej punësim në Kanada, Angli dhe Australi kundrejt shumave të konsiderueshme parash deri në 19 mijë dollarë, të cilat nuk ua kthenin pasi qytetarëve u refuzohej viza për në shtetet përkatëse.

Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është regjistruar procedimi penal për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, i kryer në bashkëpunim, në dëm të disa personave.

Komento
Etiketimet
Shperndaje