Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mashtrimi i shqiptarëve për viza, denoncuesja: Brenda zyrës së ANDE-LM ishte Skënder Gjinushi

April 27
12:49 2016

Pas zbulimit të mashtrimit të 27 personave në Tiranë, të cilëve u ishte premtuar punësim dhe studim në Kanada, Angli, Australi, u vu në pranga shtetasi Klevis Rreshka 25 vjeç dhe u shpallën në kërkim Luli Makashi 52 vjeç dhe Adeila Makashi 28 vjeç.

Ditën e djeshme, një viktimë e mashtrimit të Luli Makashit deklaroi se brenda zyrës së ANDE-LM-së kishte parë Skënder Gjinushin. Pas këtij denoncimi, një tjetër aplikante për në Kanada ka shkruar për “Jetaoshqef” rreth pranisë së tij tek zyrat.

“Për sa i përket dje për Skënder Gjinushin që është parë te zyrat. Nuk tha njeri që u pa të kalonte aty, por u pa brenda në zyrë i shoqëruar bashkë me policët dhe nuk kishte fare prezencë mediatike”, – ka shkruar ajo.

Mbetet e dyshimtë prania e Gjinushit bashkë me drejtorin e policisë brenda zyrës së Agjencisë fantazmë ANDE-LM.