Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mashtrimi i kompanisë Gulf, gjykata vendos dënim më burg për administratorët!

Mashtrimi i kompanisë Gulf, gjykata vendos dënim më burg për administratorët!
July 12
08:58 2018

Një nga skandalet më të mëdha ekonomike të ndodhura këtë vit është edhe ajo e kompanisë së naftës dhe hidrokarbureve, “Gulf”, e cila pa asnjë lajmërim paraprak apo njoftim shpalli falimentin.

Shpallja e falimentit bëri që mijëra qytetarë shqiptarë dhe biznese të mbesnin me tollona të pavlefshme. Kjo sepse tollonat e blera ditë më parë, çmimi i të cilave ishte i konisderueshëm, tashmë nuk kanë asnjë vlerë.

Burime pranë Prokurorisë së Tiranës thanë se pas administrimit të shumë kallëzimeve penale dhe verifikimeve i janë drejtuar Gjykatës së Tiranës për të kërkuar caktimin e masës së arrestit me burg për Alban Alikon, ish-menaxher i “Gulf” dhe shtetasin gjeorgjian Irakli Svanidze, i cili mbante detyrën e administratorit të kompanisë.

Më tepër, prokuroria ka konstatuar se shitja e tollonave në masë të madhe dhe me çmim që varionte nga 125 deri në 130 lekë ka nisur që prej datës 15 prill 2018.

Kjo ofertë ka vazhduar edhe për katër ditë të tjera deri në datën 19 prill ku çdo gjë është ndaluar në kompani dhe shoqëria “Gulf” ka shpallur falimentin.

Ndërkohë, përveç individëve ka edhe nga ato biznese deri në 20 milion lekë tollona. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje