Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Masakra në Zelandën e Re, emri i Skënderbeut i shkruar në armën e terroristit

Masakra në Zelandën e Re, emri i Skënderbeut i shkruar në armën e terroristit
March 15
18:12 2019

Armët që u përdorën gjatë aktit terrorist në Zelandën e Re, ku mbetën të vrarë 49 persona dhe me dhjetëra të tjerë u plagosën, janë duke tërhequr vëmendjen e të gjitha medive për shkak të mbishkrime në to.

Në njërën prej armëve, përveç shumë personaliteteve të njohura botërore, ishin të shkruajtur dhe emri i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe gjithashtu emri i Gjergj Arianitit. Ky i fundit, për ju që nuk ju vjen në mendje, ishte vjehrri i Skëndërbeut, babai i Donika Kastriotit, një nga luftëtarët dhe poseduesit e forcës më të madhe ushtarake të kohës, e që me kontributin e tij ndihmoi Shqipërinë në luftën kudër Perandorsië Osmane. Emrat e heronjëve tanë, besohen se i janë bashkangjitur personaliteteve të tjera, të gjithë personazhe të njohur për luftën e tyre kundër myslimanëve dhe turqëve.

I dyshuari i masakrës që ndodhi në dy xhamitë e Zelandës së Re, Scott Morrison, ka publikuar një manifest në rrjetet sociale prej 73 faqesh, ku ka bërë të ditura qëllimet e tij dhe arsyet pse vendosi ta ndërmerrte këtë akt terrorist, bazuar dhe në ideologjinë e djathë e anti-emigrante që besonte. Video-ja prej 17 minutash e sulmit me armë është postuar e gjitha në Facebook dhe në të dëgjohen dhe tingujt e një kënge serbe, që i kushtohet “kasapit të Bosnjes”, Radovan Karaxhiq. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje