Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Masakra në Palasë, Jorgo Zani del nga paraburgimi

Masakra në Palasë, Jorgo Zani del nga paraburgimi
September 30
16:07 2016

Jorgo Zani, autori i masakrës të shënuar pak kohë më parë në Palasë të Vlorës, ku i preu kokën të afërmit 12-vjeçar, thuhet se është larguar nga paraburgimi i Vlorës. Shkak i largimit të tij nga ky paraburgim mesa duket është bërë prokuroria, e cila ka kërkuar vlerësimin e gjendjes së tij psikike.

Mësohet se ai është dërguar në Tiranë për t’u diagnostikuar dhe nuk është kthyer më në Vlorë. Gjatë kohës që qëndronte në paraburgim, i ndaluari nuk është vizituar nga asnjë i afërm.

Më 19 gusht, Gjykata e Vlorës vendosi për të “arrest me burg” dhe kërkoi që gjendja e tij psikologjike të vlerësohej nga një komision prej pesë ekspertësh nga Tirana. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje