Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Masakra në Orlando, ish-bashkëshortja e autorit: I paqëndrueshëm mendërisht

June 13
10:26 2016

...

...
Picture 1 of 5

Ish-bashkëshortja e Omar Mateen, përgjegjësi i sulmit me 50 viktima dhe rreth 53 të plagosur në Orlando të Floridës Lexo këtu, e ka cilësuar atë si “të paqëndrueshëm mendërisht”. Sitora Yusufiy, e cila ka qenë e martuar për katër muaj në 2009-n, tha se gjatë martesës së tyre jetëshkurtër, ai e dhunonte rregullisht për gjëra të parëndësishme.

“Ai shprehte urrejtjen ndaj çdo gjëje që nuk e pranonte. Ishte i paqëndrueshëm mendërisht, mentalisht i sëmurë. Ky është shpjegimi i vetëm që mund të jap. Kur familja ime mori vesh për dhunën që ai ushtronte ndaj meje, ata më “shpëtuan” nga ajo marrëdhënie.”, është shprehur ajo.

Mateen, një qytetar amerikan me origjinë afgane, kishte lindur në Nju Jork dhe jetonte në Florida. Emri i tij nuk rezultonte në listën e terrorizmit, megjithatë ai ishte intervistuar nga FBI dy herë përgjatë periudhës kohore 2013-2014. Mësohet se përgjatë ditëve të fundit, ai kishte blerë disa armë.

ISIS ka deklaruar se ishte prapa sulmit, por shkalla e përfshirjes së tij mbetet ende e paqartë. Sipas babait të tij, sulmi i kryer nuk ka lidhje me fenë. Seddique Mateen deklaroi se i biri kishte parë dy burra duke u puthur disa muaj më parë në qendër të Miami-t dhe u zemërua shumë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje