Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Masakra në Dajç, lihet në burg bashkëpunëtori i Miklovan Parubit

Masakra në Dajç, lihet në burg bashkëpunëtori i Miklovan Parubit
October 06
10:47 2016

Gjykata e Shkodrës ka vendosur të lërë në burg shtetasin Marcel Shpijaku, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i masakrës në Dajç të Shkodrës, ku mbetën të vrarë 2 persona dhe u plagosën 4 të tjerë.

Përpara trupit gjykues, Marcel Shpijaku është shprehur se e ndihmoi autorin e krimit pasi kishte frikë mos vritej prej tij. Kjo masë sigurie është dhënë me dyer të mbyllura dhe nën masa të rrepta sigurie për të shmangur edhe ndonjë hakmarrje të mundshme.

Në dëshminë e parë, autori i ngjarjes së rëndë, Miklovan Parubi, nuk shfaqi pendesë për krimin e kryer. “U thashë që do t’i vrisja, por nisën të qeshnin. Gacalini më tha: “Çfarë të kemi bërë?” Atë e qëllova të parin”,- mësohet të ketë thënë ndër të tjera 33-vjeçari. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje