Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Masakra më e madhe që pas Luftës II Botërore

Masakra më e madhe që pas Luftës II Botërore
December 01
10:54 2016

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka zhvilluar një takim urgjent ditën e djeshme lidhur me situatën në qytetin e Aleppos në Siri, të përshkruar si ferr.

“Për hir të njerëzimit, i lutemi dhe u kërkojmë autoriteteve në Siri, të reagojnë për mbrojtjen e Aleppos në lindje të tij para se të kthehet në një varrezë gjigante”,- tha Stephen O’Brien, përgjegjës për ndihmat humanitare në Siri.

Ditët e fundit, forcat e regjimit hynë për herë të parë në 4 vjet në brendësi të Aleppos, në pjesën perëndimore të qytetit, ku po zhvillohet një luftë e paparë, që po shkakton vdekjen e qindra personave çdo ditë.

Aktualisht më të rrezikuarit janë civilët, të cilët janë zhvendosur masivisht në lindje të qytetit dhe nëse kjo pjesë e qytetit preket nga luftimet, mund të rezultojë një masakër e vërtetë. /Blitz.al/

siri-1

Komento
Shperndaje