Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Masakra e Mynihut – Zbardhet dialogu! Atentatori: “Për fajin tënd kam qenë viktimë e bullizmit për 7 vjet!”

Masakra e Mynihut – Zbardhet dialogu! Atentatori: “Për fajin tënd kam qenë viktimë e bullizmit për 7 vjet!”
July 23
11:05 2016

“Për fajin tënd kam qenë viktimë e bullizmit për 7 vite…”

Këto kanë qenë fjalët e njërit prej atentatorëve të masakrës së djeshme në Mynih, të drejtuara ndaj një personi që gjendej në ballkonin e një pallati krah qendrës tregtare ku ndodhi sulmi!

Gjatë shkëmbimit të fjalëve me njëri-tjetrin, personi që ndodhej në ballkon ka ofenduar vazhdimisht atentatorin me fjalën “t*ap”!

“The Guardian” ka publikuar një link të dialogut mes të dyve të përkthyer në anglisht. Fjalët “të huajt e mallkuar” mendohet të jenë thënë nga njeriu në ballkon, ndërsa vrasësi shpesh ka bërtitur “turqit e mallkuar”.

Dialogu:

  • Burri në ballkon: “T*ap i mallkuar”.
  • Atentatori: “Falë teje… (nuk kuptohet)”.
  • Burri në ballkon: “Ti je një legen!”
  • Atentatori: “…tani kam blerë një pistoletë për t’ju qëlluar”.
  • Burri në ballkon: “Një dreq pistolete! Ti nuk je në vete!”

Ndërkohë, njeriu në ballkon i drejtohet dikujt tjetër që po filmonte me fjalinë “Ai ka një pistoletë, djali ka një pistoletë!”

  • Atentatori: “Dreq! Turq të mallkuar!”
  • Burri në ballkon: “Dreq! Të huajt e mallkuar!”
  • Burri në ballkon, i drejtohet dikujt tjetër: “Ej, ai ka një pistoletë! E ka karikuar! Telefonoji policisë!”
  • Atentatori: “Unë jam gjerman!”
  • Burri në ballkon: “”
  • Atentatori: “Mjaft filmove!”
  • Burri në ballkon: “Ti je një t*ap, ja çfarë je!”
  • Atentatori: “Po kam lindur këtu!”
  • Burri në ballkon: “Po, por çfarë dreqin mendon të bësh?”
  • Atentatori: Jam rritur këtu, në zonën Hartz 4”.

Më pas ai thotë diçka në lidhje me një lloj ‘trajtimi”. Nuk kuptohet qartë nëse lidhet me një trajtim mjekësor apo për mënyrën e trajtimit të njerëzve.

  • Burri në ballkon: “Po, një trajtim është ai që të nevojitet tani!”
  • Atentatori: “Nuk kam bërë ende asgjë!”

Debati në distancë vazhdon edhe pak, derisa i riu fillon të qëllojë me armë. Burri që qëndronte në ballkon fshihet ndërkohë që vazhdon ta fyejë.

Video mbyllet në momentin që atentatori vazhdon të flasë duke thënë vetëm: “Po, ke të drejtë! Po, ke të drejtë! Po, ke të drejtë!”

Shperndaje