Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

MAS publikon formularët A1 dhe A1Z

MAS publikon formularët A1 dhe A1Z
March 16
11:15 2016

Publikohen formularët A1 dhe A1Z, ku të gjithë maturantët duhet të listojnë dy lëndët që do të japin provim me zgjedhje. Ata kanë mundësi të përzgjedhin mes 27 lëndëve. Ditën e djeshme, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar edhe udhëzuesit përkatës për plotësimin e dy formularëve. Risia e këtij viti në formular ka qenë ndarja në kategori e lëndës “Teori profesionale”  sipas 25 profileve përkatëse të shkollave. Formulari A1 do të plotësohet vetëm nga maturantët e vitit akademik 2015-2016, ndërsa A1Z plotësohet nga kandidatët që kanë mbaruara vitin shkollor para 2016-s.

Aplikimi në portalin qeveritar e-albania ka nisur ditën e djeshme dhe do të vijojë deri ne afatin përfundimtar, 30 mars 2016, ndërsa aplikimi në portalin “Matura shtetërore” do të kryhet në periudhën 25 mars-10 prill 2016, në ambientet e shkollave dhe të shoqëruar nga mësuesit.

Komento
Shperndaje