Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

MAS: Lënda e kulturës fetare do të nisë në semestrin e dytë, do të zhvillohet 10 orë në muaj

MAS: Lënda e kulturës fetare do të nisë në semestrin e dytë, do të zhvillohet 10 orë në muaj
July 30
15:23 2016

Disa muaj më parë bëri bujë lajmi se në programin e lëndëve të shkollës do të shtohet edhe kultura fetare. Por pasi kjo histori u la mënjane vjen një deklaratë nga Ministra e Arsimit  se është menduar që kjo lënde të eksperimentohet semestrin e dytë ne 10 shkolla pilote për të parë më mirë nëse duhet implementuar kjo lëndë përfundimisht në program apo jo. Fillimisht kjo lëndë do të provohet duke u zhvilluar 10 orë në muaj.

“Sapo ka përfunduar programi për 10 shkolla, por zbatimi nuk do bëhet në shtator por gjatë semestrit të dytë. Orët që do realizohen ndahen në orë praktike dhe teorike, duke integruar lëndët. Po shikohet mundësia për të trajnuar mësuesit gjatë muajit gusht që të përgatitet materiali. Nëse rezulton i suksesshëm si projekt, do të realizohet i plotë vitin tjetër në të gjithë Shqipërinë. Moduli me 10 orë të përcaktuara do të jetë për një kategori mësuesish dhe do të jetë në Tiranë. Teoria dhe praktika, do të ndahen 60% teori dhe 40% praktike, jo praktika fetare por qasje sociale të problematikave që lidhen me mënyrën e menaxhimit të kulturës fetare” – ka thënë zv/ministrja Nora Malaj. /Blitz.al/

Shperndaje