Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Marvi Mihali u vra për një karikues, Gjykata jep vendimin për 4 të akuzuarit

Marvi Mihali u vra për një karikues, Gjykata jep vendimin për 4 të akuzuarit
April 11
13:07 2019

Gjykata ka dhënë sot vendimin për katër të akuzuarit për vrasjen e 22-vjeçarit Marvi Mihali në verën e vitit 2017.

Gjykata ka vendosur të dënojë me 12 vite burg Eugen Bitraj, vëllezërit Kridens dhe Marsel Allajn (në mungesë) dhe me 19 vite burg autorin kryesor Dejvis Bitraj.

Marvi Mihali u vra pas një përleshje mes të rinjve për një karikues më 31 korrik të 2017.  Sipas hetimeve, Marvi Mihali u godit me thikë dhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra pas një konflikti për një karikues telefoni mes një mikut të tij dhe Dejvi Bitrajt. Ndërsa, Bitraj pretendon se e ka kryer vrasjen, për shkak se Mihali e ka fyer. Sipas të pandehurve, Mihali e ka ofenduar Bitrajn dhe ky i fundit ka kryer vrasjen.

Prindërit e të riut të vrarë kanë kërkuar dënim maksimal ose kanë paralajmëruar vetëgjyqësi. /Blitz.al/

Burimi:Balkanweb

 

Komento
Shperndaje