Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Marrëveshja me USAID-in, çmontohen depozitat në kryeqytet

Marrëveshja me USAID-in, çmontohen depozitat në kryeqytet
March 21
16:09 2016

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka nënshkruar një marrëveshje me drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe USAID-in, në sajë të së cilës do të mënjanohen ecejaket e shumta, duke mundësuar pagesën e gjithë detyrimit në një kohë të caktuar.

Për shkak të sasisë së madhe prej 70% të ujit që humbet në rrjet, do të prishen të gjitha lavazhet që përdorin ujë të pijshëm dhe ky aksion do të nisë nga zona e parkut të liqenit artificial. Ndërkaq, konsumatorët së bashku me faturën e ujit të pijshëm do të paguajnë edhe dy taksa të tjera, që në çdo faturë do të shtojnë 1,000 lekë në muaj ose 12,000 lekë në vit.

“Nga ky muaj secili që merr faturën e ujit i ka të përmbledhura të gjithë pagesat modeste që janë për bashkinë dhe pushtetin vendor për të mënjanuar të gjitha ecejaket, humbjen e kohës dhe pagesën e të gjithës në një moment të caktuar”, – deklaroi Veliaj.

“Në zonën e “Ali Demit”, në Kodrën e Priftit dhe në disa zona të tjera do të fillojë çmontimi i depozitave. Do ta mbyllim këtë mandat me një situatë shumë herë më të pranueshme për furnizimin 24 orë në qytetin e Tiranës”,- bëri të ditur kryebashkiaku.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje